Telegrafi

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditën e nesërme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, kurse vende-vende parashihet të ketë mjegull.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/