Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.
Gjithashtu bëhet e ditur se do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes./Telegrafi/