Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot (15 tetor) të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.