Telegrafi

Parashikimi i gazetarit të BBC-së që doli të jetë i saktë, pa David Cameron duke hyrë në Downing Street – tha se do të jetë Sekretari i ri i Jashtëm

Për gazetarët e politikës, ndryshimet në kabinetet qeverisëse rrallëherë sjellin befasi, pasi fytyrat e njëjta thjeshtë ndërrojnë pozitat nëpër qeveri.

Kështu korrespondenti i BBC-së, Henry Zeffman mund të ‘falet’ për raportimin e tij këtë mëngjes, kur një fytyrë ‘e njohur’ u shfaq para zyrës së kryeministrit britanik pa ndonjë paralajmërim, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se nuk është ndonjë befasi që e sheh David Cameronin para objektit, pavarësisht se dhjetë vite më parë u largua nga politika ku për herë të fundit ushtroi postin e kryeministrit në vitin 2016.

Kryekorespondenti i politikës në BBC, po qëndronte para Downing Street, kur Cameron u shfaq para tij.

Zeffman tha para kamerës se “nuk besonte se do të ndodhte kjo kthesë” kur pa ish-kryeministrin britanik duke u futur në ndërtesë, duke zbuluar se 57-vjeçari me gjasë do të jetë Sekretari i ri i Jashtëm i Britanisë së Madhe në qeverinë e Rishi Sunak.

“Jam paksa i lodhur, por nuk besoja se do të kem një kthesë qesharake. Por David Cameron sapo u fut në Downing Street. Mendoj, por nuk e di, por mendoj se kjo do të thotë se ai do të jetë Sekretari i ri i Jashtëm”, tha Zeffman, një parashikim që doli të jetë i saktë. /Telegrafi/