Të freskëta janë emocionet e mbrëmjes së kaluar dhe shumë prej tyre do të barten në Santiago Bernabeu ku Juventusi do të provojë që të inspirohet nga Roma dhe të realizojë rikthimin e vet spektakolar për të përmbushur ëndrrën e madhe – rrugën drejt titullt të Ligës së Kampionëve. Por, kundërshtari është vula e kësaj gare.
Vendi: Santiago Bernabeu, Madrid
Koha: E mërkurë, 11 prill, 20:45
🙌 ¡NOCHE DE CHAMPIONS! 🙌
🆚 @juventusfces
🏟 Santiago Bernabéu
⏰ 20h45
🏆 Partido de vuelta de cuartos de final de Champions
#⃣ #RMUCL | #APorLa13 pic.twitter.com/jGogS1IgXM— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 11, 2018
Lajmet rreth ekipeve
Real Madridi
Sergio Ramos është i suspenduar për Real Madridin për shkak të akumulimit të kartonëve.
Nacho dhe Jesus Vallejo janë po ashtu në dyshim për këtë takim për skuadrën vendase, duke lënë Zidanen me mungesa të opsioneve për qendër të mbrojtjes.
Nëse Vallejo dështon të rikuperohet në kohë, atëherë Casemiro mund të kthehet në zemër të mbrojtjes.
Pjesa tjetër e ekipit mbetet e njëjtë nga ekipi që startoi në ndeshjen e parë.
Juventusi
Paulo Dybala u përjashtua në ndeshjen e parë dhe do të mungojë të mërkuërn, teksa Bentancur është po ashtu i suspenduar për shkak të kartonëve.
Juventusi i ka të gatshëm Miralem Pjanicin dhe Medhi Benatian për këtë duel pasi dyshja mungoi në ndeshjen e parë.
Mandzukic, Juan Cuadrado dhe Douglas Costa garojnë për rolet startuese në krah të Juventusit, teksa Higuain do të udhëheqë sulmin aty ku diti më së miri të shënonte gola në karrierën e tij, në Bernabeu. Higuain pushoi të shtunën.
Top lojtarët
Përballjet kokë më kokë
Fakte
Real Madridi ka shënuar së paku 2 gola në 18 nga 22 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi fitoi tetë nga 10 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.
Janë shënuar së paku tri gola në gjashtë ndeshjet e fundit të Real Madridit.
Real Madridi ka parë së paku tri gola të shënuar në ndeshjet me Juventusin në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Janë shënuar së paku tri gola në të tri ndeshjet e fundit të Juventusit në Ligën e Kampionëve.
💪⚽🔥 ¡Listos para otro gran partido! #HalaMadrid #APorLa13 pic.twitter.com/YrYlsWnfty
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 10, 2018
Analiza
Real Madridi është pothuajse i kualifikuar, por kjo “pothuajse” u shndërruar në një “për pak” të madh për Barcelonën mbrëmjen e kaluar. Pedigreja e treguar nga Roma dhe mentaliteti tipik prej skuadre italiane mund të inspirojnë Juventusin në një episod të ngjashëm.
Mungesa e Ramosit në këtë duel do të tregohet më e madhe se sa që mund të mendohet, ndërsa rikthimi i Pjanicit dhe Benatias ja jep mundësinë Allegrit që të tentojë me një 3-5-2 të befasojë Realin duke bërë presion qysh në start.
Një gol i hershëm i Juventusit do të kthente shpresat te Bianconerët, por nevojitet më shumë se një mrekulli. Ndeshjet e mëdha dhe rikthimet e mëdha janë të mira për futbollin, e pse të mos shohim një triller të vërtetë si të ndeshjes së kaluar duke u kënaqur me futboll, e në fund Juvja të kualifikohet krejt në gjysmëfinale?
Pas të martës nuk ka më njerëz që mund të thonë se në futboll ka gjëra të pamundura të realizohen. Sidomos kur bëhet fjalë për skuadra me kualitet si Juventusi.
Parashikimi: Real Madrid 0-3 Juventus
(Juventusi kualifikohet pas penaltive)