Përplasje titanësh të futbollit. Njëra vjen nga momenti më pozitiv i sezonit, tjetra skuadër kërkon që në fushëbetejen epike të Camp Nou të rikthehet në luftën e madhe për të çmueshmin trofe. Është Barcelona që pret Real Madridin në duelin më të madh të planetit!
Vendi: Camp Nou, Barcelonë
Koha: 3 dhjetor (e shtunë), 16:15
Lajmet rreth ekipeve
Barcelona
Andres Iniesta do të kthehet në dispozicion për duelin e madh, pas një muaj mungese.
Jordi Alba ka problme në nyje dhe gju, por spanjolli pritet të luajë përkundër faktit se është i dëmtuar.
Javier Mascherano do ta mbajë vendin e tji para Samuel Umtitit në mbrojtje, teksa formacioni do të jetë tradicional.
Real Madrid
Lucas Vasquez edhe një herë do të zëvëndësojë Gareth Bale në krahun e djathtë të sulmit, me Ronaldon që do të jetë në krahun tjetër.
Kovacic do të jetë në vend të Casemiros në mesfushë dhe pritet që të përkujdeset ekskluzivisht për Leo Messin.
Dani Carvajal pritet që të preferohet para Danilos në krah të mbrojtjes, kurse Varane do të startjoë para Pepes falë paraqitjeve fenomenale në ndeshjet e fundit.
Top Lojtarët
A e dini se?
Në ndeshjet mes Barcelonës dhe Real Madridit në Camp Nou janë shënuar së paku tri gola në 10 ndeshjet e fundit.
Real Madridi është i pamposhtur në 25 ndeshjet e fundit ën La Liga.
Barcelona është e pamposhtur në 29 nga 32 ndeshjet e fundit në La Liga në shtëpi.
Janë shënuar së paku tri gola në gjashtë ndeshjet e fundit të Real Madridit në La Liga.
Real Madridi ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në udhëtim në La Liga.
Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në shtatë ndeshjet e fundit në udhëtim në La Liga.
Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në tetë nga 10 neshjet e fundit në udhëtim ndaj Barcelonës në të gjitha garat.
Barcelona ka mbajtur portën të pa prekur në tri ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga.
Analiza
Barcelona ka barazuar në dy ndeshjet e fundit në La Liga dhe do të kërkojë patjetër që të fitojë në mënyrë që të arrijë Real Madridin në luftën për titull.
Vendasit kanë qenë të pamposhtur në katër ndeshjet e fundit në Camp Nou, por Real Madridi do ta provojë fatin në këtë takim.
Sidoqoftë, rikthimi i Iniestas në formacion rikthen edhe balancat në mesfushë për Barcelonën dhe mjeshtri bashkë me tridentin vrasës sulmues MSN do të jenë të pakapshëm për Los Blancos, të cilët këtë vit nuk janë mposhtur në udhëtim.