Site icon Telegrafi

Paraqitjet e ylli të ri bëjnë që Barcelona tërhiqet nga gara për Joshua Kimmich

Barcelona ka vendosur të tërhiqet nga gara për Joshua Kimmich pas rritjes së madhe të Marc Casado nën drejtimin e Hansi Flick.

Flick mbërriti në Barcelonë përpara sezonit 2024/2025 me klubin që ishte në gjendje të vështirë.

Megjithatë, ai identifikoi menjëherë dyshen e La Masia, Marc Bernal dhe Casado si talente për të përforcuar mesfushën, me yjet e ekipit të parë si Gavi, Fermin Lopez dhe Frenkie de Jong që ishin jashtë në fillimin e sezonit.

Casado fillimisht u anashkalua, pasi favorizohej Bernal, por një dëmtim afatgjatë i këtij të fundit i hapi derën të parit për zënë vendin në formacion.

Nuk është sekret që Blaugranat ishin të dëshpëruar për të marrë shërbimet e Joshua Kimmich verën e kaluar dhe këto lajme u përhapën edhe javën e kaluar, me vetë mesfushori gjerman la të kuptohet për një lëvizje të mundshme te Barcelona me kontratën e tij që skadon në qershor 2025.

Ky opsion tani duket se është jashtë tavolinës, pasi Barcelona beson te 21-vjeçari Casado para Kimmich, i cili do të mbushë 30 vjet në shkurt.

Casado ende nuk ka shënuar gol as për ekipin e parë të Barcelonës dhe as për ekipin e tyre rezervë Barcelona B. /Telegrafi/

Exit mobile version