Lionel Messi ka prekur një tjetër rekord në karrierën e tij mbresëlënëse me fanellën e Barcelonës.
Në ndeshjen ndaj Huescas, superylli argjentinas e ka barazuar numrin e përgjithshëm të paraqitjeve të Xavit për Blaugranë – plot 767 herë.
Në tribunat e stadiumit Camp Nou është vendosur një koreografi e madhe e dyshes së katalunasve nga koha kur luanin bashkë dhe mbi të ndodhet numri i paraqitjeve rekorde.
𝗟𝗘𝗬𝗘𝗡𝗗𝗔𝗦 💙❤️ pic.twitter.com/CRJ47meFqH
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) March 15, 2021
Nuk ka dyshim se Messi do të thyeje këtë rekord gjatë këtij sezoni, ndërsa akoma nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcës edhe në edicionin e ardhshëm.
Në një prononcim për Mundo Deportivo, Xavi është shprehur i gëzuar për këtë arritje të ish-kolegut të tij duke thënë se shpreson që argjentinasi të kalojë edhe shumë sezone të tjera te Barcelona. /Telegrafi/