Site icon Telegrafi

Paraqitja fenomenale e Ademola Lookman ka impresionuar drejtuesit e gjigantit evropian që ishin në stadium

Drejtori i Barcelonës, Deco u mahnit nga paraqitja e Ademola Lookman në finalen e Ligës së Evropës, ku Atalanta e tij mundi Bayer Leverkusen dhe fitoi garën.

26 vjeçari Lookman ishte ylli i fitores prej 3-0 të klubit italian ndaj Bayer Leverkusenit, duke shënuar një het-trik.

Nigeriani vërtet u tregua në nivelin më të lartë dhe mori një “10-të” nga L’Equipe, gjë që e bën rrallë gazeta franceze.

Ai shënoi 15 gola dhe tetë asistime në 43 ndeshje të luajtura këtë sezon, ku ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve.

Sipas Sport,  drejtori e Barçës, Deco ishin në tribunat e stadiumit “Aviva” dhe është impresionuar nga Lookman.

Lexo po ashtu Lookman shkatërron i vetëm periudhën magjike të Leverkusenit, Atalanta ngadhënjen në Ligën e Evropës

Ata besojnë se ai do të përshtatej në mënyrë perfekte me ekipin katalanas.

Kontrata e Lookman me Atalantën është e vlefshme edhe për dy vite dhe vlera e tij në treg llogaritet rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/ 

Exit mobile version