Frenkie De Jong ka zhvilluar një super-paraqitje në fitoren e Holandës ndaj Anglisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Holanda ka mposhtur Anglinë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve me rezultat 3-1 duke kaluar në finale, ku do të takohet me Portugalinë.
Tulipanët zhvilluan një ndeshje të mirë, pasi arritën të kthehen në lojë nga disavantazhi dhe të fitojnë gjithë ndeshjen.
Padyshim njëri nga më meritorët e kësaj fitore të Holandës ishte mesfushori i ri i Barcelonës, De Jong, i cili zhvilloi një super-paraqitje.
De Jong dominoi i vetëm gjithë mesfushën e Anglisë, e cila ishte e përbërë nga Declan Rice, Ross Barkley dhe Fabian Delph dhe më vonë edhe nga Jordan Henderson.
Mesfushori i Barcelonës ishte lojtari me më shumë prekje të topit, plot 128, më shumë pasime 105, më shumë rikuperime 13 dhe saktësi të pasimeve 96 për qind.
22-vjeçari gjithashtu u zgjodh edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.
Më shumë pasime – 105
Më shumë prekje të topit – 128
Më shumë ndërhyrje në top – 5
Më shumë rikuperime – 13
Saktësia e pasimeve – 96%
Lojtari i ndeshjes
/Telegrafi/
https://twitter.com/FrenkieStats/status/1136794113771286528