Telegrafi

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Mitrovicë, gjenden gjëra ushqimore me vlerë rreth 14 mijë euro

Një rast i kontrabandimit me mallra është parandaluar sot në Mitrovicë.

Policia njofton se sot rreth orës 13:30, ka ndaluar një furgon me targa vendore në Mitrovicë, me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabanda.

Tutje, bëhet e ditur se policia ka arritur ta ndalojë automjetin dhe gjatë kontrollit, të ngarkuar në automjet janë gjetur 1 mijë e 40 pako me gjëra ushqimore me vlerë rreth 14 mijë euro.

“Malli dyshohet që është i kontrabanduar, andaj rasti është adresuar te Dogana e Kosovës që të trajtohet më tej”, thuhet në komunikatën për media.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganës e Kosovës do të vazhdojnë aktivitetet e përbashkëta me qëllim të parandalimit të krimit dhe kontrabandës së mallrave”, thuhet tutje. /Telegrafi/