Telegrafi

Paralajmërohet rimeçi mes McGregorit dhe Mayweather

Conor McGregor u pensionua për herë të tretë brenda katër vitesh në UFC, mirëpo adhuruesit e tij mund ta shikojnë sërish atë në aksion.

Dana White ka bërë të ditur se irlandezi mund të ketë një rimeç me Floyd Mayweather, deri përballjen e parë e kishte fituar ky i fundit.

Amerikani që po ashtu është në pensionim, ka bërë të ditur se është i gatshëm që të rikthehet në aksion, derisa një gjë e tillë pritet edhe nga McGregor.

Conor McGregor. (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

“Floyd dhe unë kemi ende një gjë të lënë pezul dhe mendoj se ai dëshiron të rikthehet”, ka thënë presidenti i UFC-s për TMZ Sports.

“Të gjithë janë të interesuar për rimeç, mendoj që edhe Conor McGregor e do një gjë të tillë”.

Floyd Mayweather (Photo by Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Por, unë ende nuk kam dëgjuar asgjë nga ai dhe derisa të ketë një konfirmim, mund të ndodhë edhe rimeçi mes tyre”, ka shtuar më tej ai.

Conor nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për t’u përballur sërish me Mayweather dhe një gjë e tillë mund të realizohet në fund të këtij viti. /Telegrafi/