Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është paralajmëruar nga lojtarët kundër lëvizjes për trajnerin italian Antonio Conte.
Conte është lidhur me punën e stolit të skuadrës së madhe spanjolle, Real Madrid.
Kjo pasi trajneri aktual Julen Lopetegui ka të ardhmen në dyshim serioz pas humbjes së djeshme (e shtunë) në shtëpi ndaj Levantes.
Ish-menaxheri i Chelseat është kandidat kryesor për këtë post, por si duket jo gjithçka po shkon në favor të trajnerit italian.
Mediat raportojnë se Florentino është paralajmëruar se lojtarët nuk do ta mirëpresin emërimin e Contes në krye të skuadrës.
Sipas Cadena SER, lojtarët e Realit janë të shqetësuar për interesimin e presidentit në Conte, duke besuar se qasja e tij e ashpër nuk do t’u përshtatet atyre.
Për momentin, Florentino ka siguruar Lopeteguin se puna e tij është e sigurt, pavarësisht tri humbjeve në katër ndeshjet e fundit.
Një emër tjetër që po përmendet si zëvendësues i mundshëm i spanjollit është trajneri i Real Madrid Castillas, Santiago Solari. /Telegrafi/