Telegrafi

Paralajmërohet Chelsea, Manchester United mund t’u marrë Wernerin nga dora

Manchester United thuhet se është futur së fundmi në garë për Timo Wernerin dhe mund të rrëmbej atë nga dora e Chelseat.

The Blues besohet se kanë arritur marrëveshje me Rasenball Sport Leipzig për transferimin e sulmuesit gjerman në shumën e 60 milionë euro.

Edhe pse ende nuk ka asgjë konkrete, në Angli raportojnë se Djajtë e Kuq janë skuadra më e re e interesuar për Wernerin.

Liverpoolit thuhet se është larguar nga gara, pasi e cilësojnë si të lartë shumën prej 60 milionë eurove dhe pagën prej 10 milionë eurove në sezon e kërkuar nga lojtari.

Kështu, Ole Gunnar Solskjaer shpreson që ne momentet e fundit të marrë nga dora e rivalit të Ligës Premier sulmuesin që po kalon nëpër një formë të lartë në këto edicionet e fundit.

Ditë më parë se Frank Lampard dhe Peter Cech kanë kontaktuar me RB Leipzigun dhe me Wernerin për të bindur atë që të kalojë në Stamford Bridge, mirëpo marrëveshja ende nuk është përfunduar zyrtarisht. /Telegrafi/