Site icon Telegrafi

Paralajmërohet albumi i ri i Taynës me përplot 16 këngë

Tayna (Foto: Instagram)

Reperja nga Prizreni, Tayna, duket se ka nisur punën për një album të ri.

Kështu ka bërë të ditur menaxheri i saj, Rinor Hykolli, përmes një postimi të ndarë më ndjekësit në InstaStory.

Duke zbuluar detaje më të hollësishme, ai njofton se albumi përmban gjithsej 16 këngë.

Tayna (Foto: Instagram)

“Albumi me 16 këngë po vjen”, thekson ai.

Ai madje u ka bërë thirrje të gjithë artistëve tjerë që të lansojnë këngët e tyre, përpara që Doruntina Shala (emri i vërtetë) të sjell albumin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Vraponi publikoni çfarë keni në mend”, shton më tej Hykolli.

Tayna (Foto: Instagram)

Ky vit po ashtu ka qenë mjaft i suksesshëm për Taynën, e cila solli një mori këngësh dhe bashkëpunimesh me emra të njohur.

Ajo nuk mungoi as në koncerte, duke qenë se është një nga artistet më të kërkuara në treg. /Telegrafi/

Exit mobile version