Site icon Telegrafi

Paralajmërimi i Bidenit: Putini është mbështetur për muri, mund të përdorë armët kimike dhe biologjike në Ukrainë

Vladimir Putin është mbështetur për muri dhe sipas Joe Bidenit, Rusia nuk do të hezitojë të përdorë armë kimike dhe biologjike në Ukrainë.

Ushtria ukrainase njoftoi të martën se banorët duhet të mbrohen edhe më shumë nga bombardimet ruse, në anën tjetër presidenti amerikan ka dhënë një paralajmërim të fuqishëm se Moska po shqyrton mundësinë e përdorimit të armëve kimike dhe biologjike, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu është bërë e ditur se trupat ruse kanë dështuar të marrin nën kontroll kryeqytetin ukrainas Kievin për katër javë – duke mos zgjidhur objektivat. Në qytetin port Mariupol, kanë bombarduar në masë të madhe ndërtesat kolektive – pra civilë.

Lexo po ashtu Nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, janë vrarë 117 fëmijë

Biden gjithashtu paralajmëroi se Rusia ka bërë akuza të rrejshme, kinse Kievi posedon armë biologjike dhe kimike me qëllim që Vladimir Putin të ketë arsye t’i përdorë ato në Ukrainë.

“Putin është mbështetur për muri dhe tani po bën akuza të rrejshme, kinse edhe ne amerikanët kemi armë biologjike dhe kime që i kemi vendosur në Evropë. Por kjo thjesht nuk është e vërtetë”, tha Biden.

Lexo po ashtu Ministri britanik: Kjo është lufta e Putinit, e jo e popullit rus

“Ai gjithashtu po pretendon se Ukraina ka armë biologjike dhe kime. Është një shenjë e qartë që Putin planifikon të dy llojet t’i përdorë”, shtoi presidenti amerikan i cili që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë ka dalë haptazi në mbrojtje të popullit ukrainas. /Telegrafi/

 

Exit mobile version