Është publikuar një video paralajmëruese, që tregon se vetura mund të vidhet më anë të një letre të thjeshtë.
Me të hyrë shoferi në veturë, hajni i parë e ngjet një letër në pjesën anësore të veturës. Kurershtar për të parë se çfarë ishte kjo, shoferi del përjashta.
E, në atë moment hajni i dytë hyn në veturë dhe largohet me shpejtësi, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, kjo mbetet vetëm një paralajmërim, sepse ende nuk është raportuar të jetë vjedhur ndonjë veturë duke u shfrytëzuar kjo formë. /Telegrafi/