Telegrafi

“Paraja ndryshon mendjen” – Vinicius Junior mendon kalimin në Arabinë Saudite

ESPN raporton se një klub i paidentifikuar i Pro Ligës Saudite i ka bërë një ofertë të prezistueshme Vinicius Juniorit.

Sipas mediumit, sulmuesi brazilian është duke e shqyrtuar ofertën dhe do të ishte një nga befasitë më të mëdha të këtij afati kalimtar

Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite po negocion me Real Madridin edhe pse ata nuk kanë bërë ende një ofertë zyrtare.

Los Blancos nuk duan të humbasin brazilianin. Sauditët i kanë ofruar sulmuesit 350 milionë euro në vit, ndërsa Madridi ‘do të presë’ që Fondi të paguajë klauzolën e tij të lirimit prej 1 miliardë eurosh.

24-vjeçari ka shënuar 83 gola dhe ka dhënë 75 asistime në 264 paraqitje për bardhezinjtë.

Natyrisht se do të ishte një humbje për Los Blancos, por jo aq e madhe, duke ditur se kanë transferuar tashmë Kylian Mbappen.

Nëse Vinicius largohet, atëherë sulmi i Real Madridit do të përbëhej nga sulmuesi francez, Endrick dhe Rodrygo, me Brahim Diaz dhe Arda Guler që mund të jenë si mbështetje. /Telegrafi/