Site icon Telegrafi

Paraburgimi i Mehmetajt në Serbi, reagon Pacolli: Kjo marrëzi duhet të marrë fund

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i  Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dënuar vendimin e Gjykatës së Beogradit, e cila i ka caktuar paraburgimin prej 30 ditësh kosovarit  Nezir Mehmetaj.

Përmes një reagimi, Pacolli tha se kjo marrëzi duhet të marrë fund.

Sipas njoftimit të MPJ, Pacolli ka bërë të ditur se është në kontakt të ngushtë me Brukselin, dhe se ka alarmuar institucionet e Bashkimit Evropian për arrestimin e Mehmetaj, si dhe praktikën e vazhdueshme nga Serbia të ndalimit të shtetasve kosovar.

Lexo po ashtu Gjykata në Beograd i cakton 30 ditë paraburgim Nezir Mehmetajt

“Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe duhet të ndalojë me përndjekjet dhe arrestime politike të shtetasve kosovar”, ka shtuar Pacolli, raporto Telegrafi.

Ministria e Punëve të Jashtme mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të siguruar lirimin e z. Neziraj dhe kthimin e tij në familje.

Ndryshe, Nezir Mehmetaj nga fshati Rudnicë e Komunës së Klinës është arrestuar të premten në pikë-kalimin kufitar në Merdarë nga autoritet e Serbisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nezir Mehmetaj

Mehmetaj i cili jeton në Zvicër ishte duke u kthyer nga Serbia për në Kosovë, pasi atje raportohet se kishte shkuar më nënën e tij për shërimin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version