Albert Krasniqit, të arrestuarit për përfshirjen në përleshjen e Noizyt e Cozmanit, i është caktuar paraburgimi prej një muaji.
Paraburgimin 30 ditor Albert Krasniqit ia caktoi sot Gjykata Themelore në Prishtinë.
Lajmin e caktimit të kësaj mase sigurie për kallxo.com e konfirmoi Ramiz Krasniqi, avokati i Albert Krasniqit.
Nga ana tjetër, Asdren Hoxha, avokati i reperit Cozman, ka thënë për Lajmi.net se Ylber Abdullahu pritet të lirohet menjëherë pasi t’i përfundojë mbajtja prej 48 orësh.
Hoxha po ashtu ka thënë se pret që Cozman në fund të gjithë procesit gjyqësor të shpallet i pafajshëm.