Telegrafi

Para se të pësonte goditje në tru, Luke Perry ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore

Një portret i aktorit Luke Perry nga seriali "Beverly Hills, 90210" në vitin 1994 (Foto: Fox Television/Courtesy of Getty Images/Guliver)

Ish-ylli i “Beverly Hills 90210”, Luke Perry, në javën që lamë pas ka pësuar goditje në tru, mirëpo kjo nuk është hera e parë që ai ka probleme shëndetësore.

Aktori, i cili u bë i njohur me serialin e viteve të nëntëdhjeta, është shtrirë në një spital në Kaliforni, pasi ekipet emergjente ishin ftuar në shtëpinë e tij në Sherman Oaks.

Ai ka qenë i vetëdijshëm edhe ka biseduar me ekipin mjekësor, por është dërguar me urgjencë në spital, sepse gjendja e tij është përkeqësuar shumë shpejt.

Luke Perry (Foto: Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

52-vjeçari është duke qëndruar nën mbikëqyrjen e mjekëve në spital, ndërsa përfaqësuesi i tij nuk i ka treguar AFP-së lidhur me gjendjen e aktorit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luke Perry

Para kësaj sëmundjeje, Perry ka pasur probleme të mëdha me shpinën, ashtu që është dashur t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike për ta zgjidhur problemin.

Një tjetër shqetësim shëndetësor, ai e ka pasur në vitin 2015, kur ishin gjetur qeliza prekanceroze pas një kolonoskopie duke e detyruat aktorin që të bënte ekzaminime tjera për kancer eventual të zorrës së trashë.


Kolonoskopia është një ekzaminim mjekësor që përdoret për të zbuluar ndryshimet apo anomalitë në zorrën e trashë (kolonin) dhe në rektum. Gjatë kolonoskopisë një tub i gjatë, fleksibil (kolonoskopi) futet në rektum përmes anusit. Në maje të tubit është e vendosur një kamerë e vogël, e cila i mundëson mjekut që të shohë brenda zorrës.


Pasi mësoi për këto rritje prekanceroze në trupin e tij, aktori bëri një ndryshim të madh në dietën e tij, në mënyrë që ta ulte rrezikun për zhvillimin e kancerit kolorektal (të zorrës së trashë – kolonit dhe rektumit).

“E kam zvogëluar dukshëm konsumimin e mishit të kuq. Zakonisht haja natën një biftek me patate, ndërsa tash këtë e bëj vetëm në raste të veçantë”, kishte treguar Perry për Fox.

Luke Perry (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Për më shumë, ai i kishte filluar edhe ushtrimet dhe e vizitonte rregullisht një palestër në afërsi të shtëpisë së tij.

Së fundmi aktori ka qenë duke punuar në serialin “Riverdale”, ku luan që nga viti 2017. Ndërsa për koincidencë, ai pësoi goditje në tru në ditën kur Fox kishte njoftuar se do të nisin xhirimet për ribërjen e hit serialit të viteve të nëntëdhjeta, “Beverly Hills, 90210”. /Telegrafi/