Meghan Markle në të kaluarën ka qenë simpatia e Ashley Cole dhe kishte menduar që të dilte me futbollistin.
Katër vite më parë, ajo ndodhej në Britani të Madhe, ndërsa i kishte treguar një shoqes së saj, se asokohe futbollisti i Chelseat i fliste në Twitter dhe përpiqej që të lidhej me të.
“Ai po përpiqet vërtet shumë”, citohet të ketë thënë aktorja e serialit “Suits”.
Gazetarja Katie Hind ishte takuar me Meghan në vitin 2013 dhe e ka publikuar tregimin e saj në tabloidin Daily Mail.
Ajo ka thënë se gjatë mbrëmjes, Markle kishte kërkuar këshilla nga gazetarja në lidhje me Cole, duke i thënë se ai e kishte ftuar të dilnin gjatë kohës sa ndodhej në Londër dhe se ajo po mendonte ta pranojë ftesën.
Në vitin 2013, Ashley i kishte kaluar tre vite prej se ishte ndarë nga ish-gruaja Cheryl Cole, pas një periudhe përplot spekulime për tradhti.
Këtë gjë gazetarja ia kishte treguar Meghanit dhe ajo kishte vendosur të tërhiqej nga ai, pasi edhe një shoqe i kishte thënë që të qëndronte larg tij.
Ndryshe, Markle është fejuar me princin Harry në muajin nëntor dhe do të martohen në pranverë të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/