Rusia nisi një sulm ajror në Kiev në orët e hershme të mëngjesit, tha ushtria e Ukrainës, vetëm disa orë para fillimit të samitit të NATO-s në Lituani.
“Armiku ka sulmuar Kievin nga ajri për herë të dytë këtë muaj”, tha Sergei Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, përmes aplikacionit Telegram.
Sipas informacioneve fillestare, sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase rrëzuan të gjithë dronët Shahed të prodhuar nga Irani, të nisur nga Rusia përpara se të arrinin objektivat e tyre.
Samiti në Vilnius do të mbizotërohet nga pasojat e pushtimit rus të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha për mediat këtë mëngjes se SHBA dhe aleatët e saj do të dërgojnë një mesazh pozitiv për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në NATO në samitin e sotëm.
Ai tha gjithashtu se një paketë e re e ndihmës së NATO-s për Ukrainën do të bihet dakord në samit. /Telegrafi/