Dy fotografi të publikuara në rrjetet sociale nga ministri i Jashtëm ukrainas, shfaq një ndërtese në Mariupol që tregon se si ishte dukur para dhe pas pushtimit rus.
Ndërtesa për ironi gjendet në sheshin e “Paqes”, që tani është shkatërruar pjesërisht. Ajo i kishte mbijetuar dy luftërave botërore, transmeton Telegrafi.
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se pothuajse çdo ndërtesë në Mariupol – dikur ky qytet port ishte destinacion i preferuar nga shumë turistë, por nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë është shndërruar në gërmadha.
Madje nga fillimi i luftës ka qenë i rrethuar nga forcat ruse, dhe vazhdimisht është bombarduar si nga toka ashtu dhe nga ajri. /Telegrafi/
#Mariupol, the building at 40, Prospect Myru (40, Avenue of Peace). The building survived two world wars. #SaveMariupol #StandWithUkraine#StopRussianWar pic.twitter.com/Z2RlinrzrJ
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) April 18, 2022