Site icon Telegrafi

Para derbit me Arsenalin, Liverpooli me disa mungesa kyçe – Klopp para një dileme të madhe

Liverpooli dhe Arsenali do të përballen të hënën e javës që po vjen në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.

Takimin që fillon në ora 21:00 do të luhet në Anfield Road, derisa do të jetë takimi më i rëndësishëm i kësaj xhiroje.

Të dy skuadrat do të kenë disa mungesa, me The Reds që nuk mund të llogarisin në Jordan Henderson, Joel Matip, Alex Oxlade-Chamberlain që janë të lënduar, ndërsa James Milner është në dyshime.

Në anën tjetër, Mikel Arteta do të ketë më shumë mungesa te Arsneali, pasi do të jetë pa, Callum Chambers, Martinellin dhe Shkodran Mustafin që janë të lënduar, derisa në dilema janë Cedric Soares, Sokratis dhe Tierney.

Por, Jurgen Klopp mund të ketë kokëdhimbje edhe më të mëdha se mungesa e lartë cekura, shkaku që Thiago Alcantara e Alisson Becker po ashtu mund të mungojnë.

Sipas asaj që raporto Goal.com, mesfushori spanjoll e portieri brazilian janë duke i bërë testet për fitnes para derbit në ligën angleze.

Dyshja nuk janë stërvitur të premten e kësaj jave, duke vënë në dyshime trajnerin gjerman nëse duhet t’i inkuadrojë ata përballë Arsenalit.

Nëse Alcantara e Alisson nuk arrijnë me kohë që të dëshmojë në testet në fitnes se janë të gatshëm, atëherë Klopp me gjasë nuk do të rrezikojë në futjen e tyre në lojë. /Telegrafi/

Exit mobile version