Telegrafi

Para arrestimeve mbrojtja e afërt e Kurtit u kërkoi aktivistëve të PSD-së të lirojnë sallën

Anëtarët e Partisë Socialdemokratike (PSD) gjatë një aksioni në ambientet e Bibliotekës Kombëtare kanë bllokuar sallën në të cilën do të merrnin pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci për të shënuar “Ditën e Mësuesit”.

Mirëpo, në një video që ka siguruar Telegrafi shihet mbrojtja e afërt e kryeministrit Albin Kurti duke i kërkuar Nol Nushit dhe të tjerëve që të lironin sallën.

Lexo po ashtu Arrestohen nëntë aktivistë të PSD-së

Ndërkaq, nëntë anëtarët e PSD-së gjatë aksionit simbolik u arrestuan nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/