Telegrafi

Paqueta drejt largimit nga Milani, por do të mbetet edhe më tej në Serie A

Lucas Paqueta u transferua me shumë bujë te Milani dhe e nisi mjaftë mirë me Rossonerët.

Por edicioni 2019/20 ka qenë një dështim për mesfushorin brazilian që tani nuk bënë pjesë në planet e kuqezinjve.

Rossonerët janë gati ta shesin në verë yllin brazilian dhe po presin oferta rreth 25 milionë eurove.

Largimi i tij nga San Siro duket i pashmangshëm, pasi lojtari më nuk bënë pjesë në planet e klubit të madh italian.

Lucas Paqueta . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Kampionët e shumëfishtë të Portugalisë, Benfica prej kohësh po kërkon transferimin e tij, por braziliani dëshiron të luaj në Serie A.

Së fundmi garës për transferimin e tij i janë futur edhe dy skuadrat tjera italian Fiorentina dhe Roma.

Agjentët e lojtarit kanë nisur bisedimet me drejtuesit e dy klubeve, pasi paraprakisht kanë marrë pëlqimin nga Paqueta.

Futbolli që luajnë Roma dhe Fiorentina i përshtatet lojtarit i cili është i vendosur të vazhdoj në Serie A.

Milani do të pranojë largimin e tij për një shumë prej 25 milionë eurove,ndërsa Roma dhe Fiorentina tani do të dublojnë për ta bindur Paquetan t’i bashkohet atyre. /Telegrafi/