Telegrafi

Papa Françesku: Në emër të Zotit, ndaloni këtë masakër në Ukrainë

Papa Françesku bëri sërish thirrje sot për t’i dhënë fund “masakrës” në Ukrainë, duke theksuar se sulmi ndaj civilëve nuk është i justifikuar.

Papa bëri thirrje për negociata dhe krijimin e korridoreve humanitare, duke theksuar se së pari duhet menduar për fëmijët.

Qyteti ukrainas i Mariupol, një port strategjik në Ukrainën jugore, “u bë një qytet martir në një luftë të tmerrshme që po shkatërron Ukrainën”, tha udhëheqësi katolik romak në një lutje të së dielës, raporton euronews.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi gjatë 43 ditëve të agresionit rus në Ukrainë

“Agresioni i armatosur i papranueshëm duhet thjesht të ndalet përpara se të mund t’i kthejë qytetet në varreza”, tha Papa Françesku.

Duke bërë thirrje për negociata dhe ngritjen efikase të korridoreve humanitare, Papa tha se “Në emër të Zotit, ju lutem ndaloni këtë masakër!”

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime në Ukrainë, ku së fundi ka vdekur edhe një gazetar amerikan. /Telegrafi/