Telegrafi

Panucci: I kemi të gjitha mundësitë të dalim të parët

Christian Panucci (Foto: Getty Images)

Skocia dhe Izraeli dy kundërshtarët e Shqipërisë në grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve një garë e re e të organizuar nga UEFA.

Sipas trajnerit të kuqezinjve Christian Panucci, Shqipëria i ka mundësitë që të përfundojë e para e grupit.

“Është një grup shumë i ekuilibruar. Skocia dhe Izraeli janë skuadra shumë të mira por edhe Shqipëria është një ekip shumë i fortë. Është një grup me 3 skuadra që të jep më pak mundësi për të gabuar. Do të rivalizojmë fort për vendin e parë”.

Tani fillon puna e Panuccit me Shqipërinë

Edhe pse do të preferonte një grup me 4 skuadra, Panucci beson te triumfi në grupin 1 të Ligës C.

Lexo po ashtu Liga e Kombeve: Shqipëria në grupin e tri skuadrave, takohet me Izraelin dhe Skocinë

“Është e vërtetë që do të preferoja një grup me 4 skuadra por edhe 3 ekipe jam i kënaqur, ne do të luftojmë deri në vdekje për ta fituar grupin. Ne duhet të rrezikojmë duhet të tentojmë gjithçka për gjithçka dhe shpresoj t’ia arrimë qëllimit”.

Trajneri italian konfirmoi edhe faktin se deri në momentin që do të nisë Liga e Kombeve, Shqipëria përveç miqësores ndaj Norvegjisë do të zhvillojë edhe dy takime të tjera miqësore ndaj dy ekipeve që kanë siguruar kualifikimin në Botëror.

Kombëtarja shqiptare

“Kemi një miqësore ndaj Norvegjisë dhe do të luajmë edhe ndaj dy skuadrave që do të marrin pjesë në Botëror ,por nuk mund t’i bëj publik emrat e kundërshtarëve”.

Lexo po ashtu Çka është UEFA Liga e Kombeve - Sqarime në detaje për garën prej të cilës Kosova dhe Shqipëria kërkojnë kualifikimin në Euro 2020

Panucci është i përqendruar vetëm te Liga e Kombeve dhe nuk mendon ende për kualifikueset e Evropianit.

“Për momentin vëmendja jonë është te Liga e Kombeve më pas do të mendojmë për kualifikueset e Evropianit, pasi kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shkuar në Evropian”, ka thënë Panucci në Supersport. /Supersport/