Christian Panucci ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, i shoqëruar nga kapiteni i kombëtares, Ansi Agolli.
Trajneri i kuqezinjve përshkroi këtë sfidë i mjaft të veçantë, pasi luan kundër vendit të tij, por theksoi se është krenar që drejton Shqipërinë dhe dëshiron rezultat maksimal.
“Jam italian, por jam krenar që jam trajner i kombëtares shqiptare. Nesër do të jem në fushë bashkë me djemtë dhe do të lumturohem tej mase nëse do të kemi sukses”.
“Pres një Itali shumë të inatosur, sepse ka marrë shumë kritika, por jam i sigurt që do të bëjmë një ndeshje mjaft të mirë dhe pse jo, të marrim edhe rezultat të kënaqshëm”, është shprehur Panucci, citon Top Channel.
Trajneri nuk la pa e komentuar as ndeshjen e para dy ditëve në Alicante ndaj Spanjës, ku Shqipëria u mposht me rezultatin 3-0. Përzgjedhësi është shprehur i kënaqur me paraqitjen e kuqezinjve, pavarësisht mungesave të shumta.
“Ndaj Spanjës na mungonin shtatë futbollistë, disa prej të cilëve shumë të rëndësishëm. Lashë jashtë Sadikun, sepse nuk doja të më dëmtohej dhe të na linte pa sulmues ndaj Italisë, ndërsa Agolli vinte pas dëmtimit dhe nuk mund të rrezikonim ta linim në fushë për 180 minuta, në tri ditë”.
“Gjithsesi bëmë një ndeshje të mirë, sepse goditëm 14 herë në drejtim të portës, katër herë kuadratin dhe dy herë shtyllën. Shumë pak ekipe e bëjnë këtë ndaj Spanjës”, ka deklaruar Panucci.
https://www.youtube.com/watch?v=PD2IE5XTNIw&feature=youtu.be