Site icon Telegrafi

Panucci e ndjek nga afër Xhakën, e bind të rikthehet në kombëtare

Detyra e re si trajner i Shqipërisë për Christian Panuccin nis nga rikthimi i Taulant Xhakës në kombëtaren kuqezi.

Trajneri i sapoemëruar i kombëtares ka qenë i pranishëm në shkallët e stadiumit St.Jacob Park për të ndjekur nga afër Taulant Xhakën me të cilin është takuar dhe ka pasur një bisedë për rikthimin e tij në kombëtare.

Lexo po ashtu Panucci zgjedh stafin që do të punojë te Shqipëria

Megjithëse nuk ishte titullar në këtë ndeshje të Baselit ndaj Luzernit, Panucci është njohur më së miri me aftësitë e Xhakës dhe rolin e tij të rëndësishëm në skuadër dhe menjëherë ka udhëtuar drejt Zvicrës për ta njohur nga afër mesfushorin 26-vjeçar, transmeton SS.

Lexo po ashtu Ekskluzive/ Lojtarët kryesorë largohen nga Kombëtarja shqiptare, përplasje me De Biasin

Për herë të fundit pjesë e kombëtares, Xhaka ishte në Palermo në ndeshjen ndaj Italisë dhe menjëherë pas përfundimit të asaj ndeshje ai u largua nga grumbullimi pasi ishte i pakënaqur me vendimet e ish-trajnerit De Biazi kundrejt tij që prej kampionatit evropian “Francë 2016”.

Ndërrimi i trajnerit në kombëtare është dhe një mundësi e re edhe për Xhakën i cili gjatë ndeshjeve të muajit qershor u la jashtë liste në formë ndëshkimi për largimin nga kombëtarja.

Panucci në shkallët e stadiumit St.Jacob Park
Exit mobile version