Telegrafi

Pantina – Bislimit: Të shohim a po mundet VV-ja e vetme t’i marrë 32 deputetë

Deputetja a e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina i ka reaguar nënkryetarit të Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, i cili tha se PSD-ja duhet të hyjë e vetme në zgjedhje për të treguar a i ka vjedhur mandatet.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo i ka thënë Bislimit se pas zgjedhjeve do të shohim rezultatet nëse VV do t’i marrë 32 deputetë.

Pantina është shprehur se përderisa Besniku nuk pranoi të gjuante gaz lotsjellës, ajo rrezikoi burgun për Vetëvendosjen.

Postimi i plotë:

Edhe Besniku (Bislimi) po na quan trathtare? Per here te dyte ( ne diten kur eshte zgjedh Thaci President) une kam hedhur gaz lotesjelles sepse Besniku nuk pranoj ta bente ( kishte mbetur i vetmi pa e bere), nuk e rrezikonte dot rrogen prej 5500 euro ne muaj, e une rrezikova dhe burgin per LVV.

PSD-se i kerkon te garoj e vetme ne zgjedhje por ai vet u perfshi ne liste te deputeteve vetem duke qene numer 5 qe i munsesonte fitoren e sigurt si deputet, ndersa ne komunen e Prishtines ku vertet do mund te kontribonte si Drejtor nuk qendroj as per dy muaj.

E le te shohim si e vetme ne zgjedhje a do i marr LVV 32 deputete. Besnikuse fundi pranoj te behet nenkryetar i nje subjekti te majt e ne anen tjeter hartoj program per nje parti krejtesisht te djatht, ( epo 60 mije euro nuk jane pak.

Pse jo do thoshte dikush). Si deputet i LVV e shkoi per me shume se kater muaj ne SHBA per arsye private, pra interesi personal me i rendesishem se pergjegjesia publike.
Sic do thoshte nje kolege e partise se tij, kjo nuk mund te quhet ndryshe perveq hipokrizi!