Kompania SamrtFlower Solar nga Bostoni po prodhon panele solare me pamje të lulediellit, që prodhojnë më shumë energji sesa panelet klasike.
Konstruksioni solar është pesë metra i lartë, dhe hapet e mbyllet varësisht nga lëvizja e diellit, transmeton Telegrafi.
Brenda një viti akumulon 5.00 kWh energji elektrike, e këto sisteme mbledhin rreth 40 për qind më shumë energji në raport me panelet solare standarde.
Sistemi i quajtur Smartflower +Plus ka bateritë e veta, kështu përdoruesit mund të prodhojnë dhe ruajnë energjinë e pastër të ripërtërishme.
“Kompanitë solare dhe montuesit tani do të mund të ofrojnë sistemet me atraktive të mençura për mbledhjen dhe ruajtjen e energjisë solare, që mund të përcjellin lëvizjet e diellit. Kërkesat për mbledhjen dhe ruajtjen e energjisë solare po bëhen çdo herë e më të mëdha, e instalimi i Smartflower +Plus është shumë i lehtë”, ka thënë Jim Gordon, drejtor i kompanisë SmartFlower Solar.
Bateritë janë funksionale edhe në temperatura ekstreme, prej minus 40 deri në plus 60 gradë, ofrojnë përdorim dy herë më të madh të energjisë, 50 për qind kanë jetëgjatësi më të madhe dhe janë 100 herë më të shpejta sesa bateritë e zakonshme.
Kompania Vodafone Spain në mars të këtij viti përdori të gjitha këto sisteme në realizimin e qëllimit, e kjo është përdorimi 100% qind i energjisë së ripërtërishme.
Panelet e Smartflower përdoren në selinë e kompanisë në Madrid. Ndërkaq nga gushti në SHBA janë vendosur mbi 350 Smartflower dhe 1.800 tjera në Evropë. /Telegrafi/