Site icon Telegrafi

Pandov: Zaevi tashmë pas humbjes duhet t’i ndryshojë qëndrimet e tij

Zgjedhjet ishin korrekte dhe demokratike, por bëjmë thirrje tashmë kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaevit për të ndryshuar pikëpamjet e tij, tha analisti Aleksander Pandov në lidhje me mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve nga ana e LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë nuk jam i befasuar që krizës nuk i shihet fundi, ku pjesëmarrës në procesin zgjedhor ishte Zoran Zaev, dhe tashmë i bëjmë thirrje që të ndryshojë pikëpamjet e tij. Ajo çka disa herë i kemi adresuar si pyetje në emisione të ndryshme ishte “A do t’i pranojë Zoran Zaev rezultatet e zgjedhjeve?” Për fat të keq nuk i pranoi dhe pritet se nuk do t’i pranojë edhe më tej”, vlerëson Pandov.

Ai shtoi se rezultatet e zgjedhjeve janë në favor të OBRM-PDUKM-së kurse LSDM do të del e drejtë në qoftë se me dinjitet do ta pranojë fitoren. /Telegrafi/

Exit mobile version