Telegrafi

Tayna performoi para një publiku të konsiderueshëm në New York

Foto: Tayna/Instagram

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka mbajtur së fundmi një koncert në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka qenë e ftuar të këndojë në New York përkatësisht, për të argëtuar mërgatën shqiptare që ndodhet atje.

Mirëpo përkundër numrit të madh të fansave që ajo ka, duket se pjesëmarrja në këtë koncert nuk ka qenë e kënaqshme.

Burime thanë se vetëm 310 bileta janë shitur nga kjo mbrëmje dhe rreth 150 të tjerë janë futur pa biletë.

Nuk dihet nëse ky numër jo i zakonshëm për një koncert të saj erdhi si pasojë e masave pandemike, apo keq-organizimit.

Megjithithatë, një gjë e tillë u hodh poshtë nga organizatori i koncertit, i cili h shpreh: “Nuk është e vërtetë që kanë qenë numër i limituar i njerëzve, kemi pasur plot 650 njerëz dhe askush nuk është futur pa pagesë. Në muajin tetor kishim një mbrëmje me Dj Gim, me 1450 persona, ku 500 njerëz nuk mundur të futen brenda”.

Ajo përndryshe ka shijuar ditëve të fundit një turne evropian dhe amerikan, duke performuar për shqiptarët që ndodhen në shtetet e jashtme.