Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për gati një javë nuk foli për medie.
Por, kur Klan Kosova e takoi në Mal të Zi, Avdullah Hoti ishte i prerë. Ai tha se LDK nuk do të bëjë koalicion as me PAN e as me VV. Me të parët për shkak se e rrëzuan Qeverinë e Isa Mustafës, e me të dytët për shkak se e ndihmuan PDK-në.