Telegrafi

Ushtari reciton suren Fetih në qytetin Bakhmut të Ukrainës

Një video e cila u shpërnda në Twitter nga Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, tregon një burrë që reciton suren Fetih në qytetin Bakhmut të Ukrainës.

Luftimet janë duke vazhduar në Bakhmut derisa forcat ruse po tentojnë marrin rajonin, dy persona u vranë brenda 24 orëve dhe 13 të tjerë u lënduan, transmeton Telegrafi.

Sipas Gerashchenkos, burri në video është Said Ismagilov ish-kryemyftiu i Administratës Fetare të Myslimanëve të Ukrainës dhe që tashmë iu është bashkuar forcave ukrainase për të mbrojtur vendin.

Videoja tregon Ismagilov që reciton suren Fetih i ulur nën rrënojat e objekteve të shkatërruara në qytet.

“Said Ismagilov reciton suren Fetih në Bakhmut. Ai është ish-kryemyftiu i Administratës Fetare të Myslimanëve të Ukrainës. Tani ai mbron Ukrainën. Lavdi Heroit!”, ka shkruar Gerashchenko në postimin e tij në Twitter. /Telegrafi/