Telegrafi

Pamjet tregojnë ushtarët rusë që goditen nga një mjet shpërthyes, njëri arrin të arratiset derisa pesë mbesin të ngujuar

Një video tmerruese e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur goditen me mjet shpërthyes gjashtë ushtarë rusë.

Videoja u publikua në Facebook nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, mirëpo nuk dihet se kur ka ndodhur ngjarja dhe në cilin vend, transmeton Telegrafi.

Gjashtë ushtarët po vraponin lehtazi në një fushë me bar dhe për një moment goditen me një mjet shpërthyes dhe tym i dendur i zi shihet aty pari.

Siç shihet në video njëri prej ushtarëve arrin të arratiset, teksa shihet duke ia futur vrapit, derisa pesë të tjerë dukeshin të ngujuar.

Pamjet si duket janë xhiruar me dron. /Telegrafi/