Pamjet tregojnë se si operatorët e dronëve të brigadës 110 të Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë sulmuar trupat, pozicionet dhe pajisjet e trupave ruse.
Pamjet u publikuan nga një uebfaqe ukrainase e cila vazhdimisht raporton për luftimet në vijën e frontit, derisa thotë se u xhiruan në rajonin Avdiivka, transmeton Telegrafi.
Në videon e mëposhtme mund të shihet se si predhat ukrainase të operuara nga droni iu shkaktojnë dëme trupave ruse.
Drone operators of the 110th brigade of the AFU target troops, positions and equipment of the invaders in the Avdiivka region. pic.twitter.com/m1z0D3yOxu
— Seveer of the 95th rifles ???? (@Seveerity) April 7, 2023
Madje edhe vetë trupat ruse ishin në cak nga këto predha, derisa shihen duke u goditur në një fushë të hapur. /Telegrafi/