Telegrafi

Pamjet tregojnë momentin kur një qenush shpëtohet nga rrënojat në Ukrainë

Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Autoritetet ukrainase të kërkim/shpëtimit kanë vazhduar edhe sot me aksionet e tyre për të shpëtuar jetë.

Së fundi, ata i kanë shpëtuar jetën një qenushi që nxor nga rrënojat përpara se të ribashkohej me pronarin e tij.

“Një fshat në Donbas u granatua nga Rusia dhe një qenush ishte nën rrënojat. Ekipet e shpëtimit mundën ta shpëtonin dhe t’ia kthenin pronarit (i cili vetë i shpëtoi vdekjes nga granatimet). Shërbimet e shpëtimit punojnë 24/7 duke bërë punën më të vështirë dhe duke shpëtuar jetë”, shkroi në Twitter këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko. /Telegrafi/