Telegrafi

Pamjet shqetësuese nga Kievi, tanku rus shtyp një veturë në lëvizje – vozitësi shpëtoi mrekullisht

Ndërkohë që luftimet e mëdha mes ushtrisë ruse dhe ukrainase po zhvillohen në periferi të Kievit, në rrjetet sociale është përhapur video e një automjeti të blinduar rus duke shkelur një veturë lëvizëse.

Një video e bërë nga dikush, ndoshta nga një ndërtesë banimi në lagjen Obolon, tregon një veturë të blinduar, e cila besohet se është ruse, duke shkelur një veturë lëvizëse, shkruan bbc.

Në videon e pjesës së dytë bie në sy një detaj kur mjeti i blinduar largohet nga vetura e rënduar.

Menjëherë në automjetin e përmbysur kanë mbërritur një grup qytetarësh të cilët e kanë nxjerr gjallë të moshuar nga vetura e dëmtuar, raporton skynews.

Përkundër gjendjes së luftës, në rrugë shihen një numër i caktuar automjetesh në lëvizje, si dhe mjete të blinduara ushtarake.

Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se deri më tani kanë vrarë mbi 1000 ushtarë dhe personel rusë. /Telegrafi/