Një video ajrore e kapur nga ushtria ukrainase duket se tregon dy ushtarë rusë duke u larguar mrekullisht të padëmtuar kur tanku i tyre u godit nga dy mina tokësore dhe një raketë.
Videoja, e publikuar nga Brigada e 54-të e Mekanizuar e Ukrainës në Telegram, tregon pamjet me dron të një tanku në lëvizje duke u sulmuar, transmeton Telegrafi.
Tanku shihet duke lëvizur në një fushë të madhe pranë një pylli kur kaloi mbi një minë tokësore, duke krijuar një shpërthim dhe duke dërguar një re të madhe tymi në qiell. Kur tanku filloi të lëvizte përsëri, goditi një minë tjetër tokësore, që tundi të gjithë tankun dhe krijoi një top zjarri.
Më pas, videoja u zmadhua dhe dukej se tregonte dy burra të veshur me uniformë që qëndronin në tank dhe po zbrisnin nga pajisja, edhe pse një zjarr shpërtheu rreth tyre. Përfundimisht, një raketë e drejtuar kundër tankeve e theu makinën ruse në copa.
Nuk dihet nëse dy ushtarët i mbijetuan përfundimisht sulmit.
Videot e sulmit u shpërndanë gjerësisht në Twitter, duke përfshirë nga eksperti i mbrojtjes dhe bashkëpunëtori i lartë në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme, Rob Lee. /Telegrafi/