Telegrafi

Pamjet nga droni tregojnë “qytetin fantazmë” Vuledar të Ukrainës, aty ku as edhe një objekt nuk ka mbetur pa u shkatërruar

Blloqe të tëra të ndërtesave kolektive në rrugët e qytetit ukrainas Vuledar të Ukrainës, janë shkatërruar plotësisht pas luftimeve të ashpra.

Pamjet e filmuara nga ajri, shfaqin dëmet që janë shkaktuar në këtë qytet, ku ndërtesat nga granatimet ruse, janë shndërruar në rrënoja, transmeton Telegrafi.

Droni ka filmuar pamjet e “qytetit fantazmë”, ku pothuajse as edhe një objekt përfshirë shkollat e spitalet, nuk kanë mbetur pa u shkatërruar nga forcat ruse.

Lexo po ashtu Zelensky i vendosë sanksione 185 kompanive dhe individëve që mbështesin Moskën

Është interesant se në këtë qytet, nuk shihet as edhe një njeri duke qarkulluar në ato rrugë të mbuluara me mjete të shkatërruara.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, është zotuar se nuk do të lejoj që as edhe një pëllëmbë e territorit të Ukrainës të shkëputet dhe t’i bashkohet Rusisë.

E me marrjen e tankeve perëndimore si Abramsi amerikan dhe Leopard 2 i Gjermanisë, lufta në Ukrainë do të ndryshojë paksa kahjen.

Ndërkaq me sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore, rusët më nuk po arrijnë të godasin infrastrukturën energjetike, pasi dronët iranian Shahed 136 që i përdornin për këto sulme, po shkatërrohen në ajër nga sistemet Iris-T dhe HIMARS, e NASAMS. /Telegrafi/