Pamjet e filmuara nga ajri me dron që i ka siguruar Al Jazeera, shfaqin më shumë së 2 mijë kamionë të mbushur me ndihma duke pritur në pjesën egjiptiane të pikëkalimit kufitar Rafah, që janë në pritje të hyjnë në jug të Rripit të Gazës.
Në anën tjetër është raportuar se luftimet në Gazë janë duke vazhduar, ku forcat izraelite po vazhdojnë sulmet mbi pozicionet e militantëve të Hamasit, transmeton Telegrafi.
E në Tel Aviv mbrëmë ka pasur përleshje mes një grupi protestuesish dhe policisë, që tentonin t’i shpërndanin me topa uji. Ata kërkonin rikthimin e pengjeve që janë marrë nga Hamasi dhe janë dërguar në Rripin e Gazës.
Nga UNRWA agjencia e kombeve të bashkuara ka paralajmëruar për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, si pasojë e kushteve të rënda dhe mungesës së higjienës.
Madje ata kanë theksuar nevojën për ujë të pastër që konsiderohet i shenjtë në këtë rajon, që ka mbetur pothuajse i tëri në rrënoja.
“Situata është katastrofike, por ekipet e UNRWA-s do të vazhdojnë të punojnë që të ofrojnë ndihmën e nevojshme”, u tha nga kjo agjenci. /Telegrafi/
الجزيرة تحصل على صور جوية تظهر تكدس أكثر من ألفي شاحنة مساعدات على الجانب المصري من معبر #رفح، في حين يعاني نحو 2.2 مليون خطر الجوع الشديد
| تقرير: محمود الكن #حرب_غزة pic.twitter.com/TFAw5XQbRg— قناة الجزيرة (@AJArabic) February 25, 2024