Rusia të premten ka lansuar një breshëri raketash në Ukrainë të premten dhe sistemet e mbrojtjes ajrore janë mobilizuar në të gjithë vendin.
Sipas raportimeve nga mediet e huaja, përcjell Telegrafi, Rusia shkrepi 76 raketa në drejtim të Ukrainë, prej të cilave 60 janë rrëzuar, duke cituar deklaratën e komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Një video e shpërndarë nge mediumi Nexta në Twitter tregon sulmet e raketave ruse në Ukrainë të cilat u xhiruan nga dritarja e një aeroplani që fluturonte mbi Moldavi.
A video of the #Russian missile attacks on #Ukraine from the window of an airplane flying over #Moldova. pic.twitter.com/Q2Z8eK60FO
— NEXTA (@nexta_tv) December 16, 2022
Pamjet e xhiruara nga një pasagjer tregojnë nga lart shtëllungat e tymit si pasojë e këtyre sulmeve. /Telegrafi/