New York Times ka publikuar pamje të reja të mizorive të forcave ruse të kryera në Ukrainë.
Sipas mediumit, ato supozohet se janë kryer në Bucha, ku Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka filluar hetimet rreth pretendimeve se janë kryer krime kundër njerëzimit.
Gazeta amerikane thotë se ushtarët rus kanë ekzekutuar tetë robër ukrainas më 4 mars në afërsi të Kievit.
New evidence — including three videos obtained by The New York Times — shows how Russian paratroopers rounded up and executed at least eight Ukrainian men in Bucha on March 4, a likely war crime. https://t.co/EnA2q943Ds pic.twitter.com/BRMDeGo0u6
— The New York Times (@nytimes) May 19, 2022
Moska ka mohuar vazhdimisht raportet për keqbërje gjatë okupimit të qytetit.
Ministritë e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Rusisë nuk kanë reaguar ndaj pretendimeve të New York Times.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe mbrëmë me vrasje dhe shkatërrime në rajone të ndryshme të Ukrainës. /Telegrafi/