Ura kryesore që lidh Krimenë dhe Rusinë është shkatërruar pas një sulmi masiv gjatë ditës së sotme.
Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para të pas shkatërrimit të urës, ku shihet se është jashtë funksionit.
Redaktori i portalit të pavarur rus Meduza, Kevin Rostock publikoi në Twitter një video që tregon se sa është dëmtuar rëndë ura më e gjatë në Evropë, gjegjësisht 19 kilometërshe.
The fire is mostly out. Here’s what is left of the bridge. pic.twitter.com/84oP4SOOtq
— Kevin Rothrock (@KevinRothrock) October 8, 2022
“Zjarri kryesisht është ndalur. Ja çfarë ka mbetur nga ura”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Gjithashtu shihen radhë të gjata në pompat e benzinës të rusëve nga frika se do të mbeten pa karburante.
Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin hapi urën e Krimesë në vitin 2018 pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, e cila më parë administrohej nga Ukraina. /Telegrafi/
Motorists in Crimea are mobbing gas stations. The Crimean Bridge is major infrastructure for the peninsula under Russian occupation. Today’s fire/explosion affects every single person living in Crimea. pic.twitter.com/CMaDy39oOh
— Kevin Rothrock (@KevinRothrock) October 8, 2022