Telegrafi

Pamjet e para të sulmit në urën e Krimesë, kreu i inteligjencës ukrainase: Po përgatisim më shumë aksione, do të jetë emocionuese

Shërbimi Sekret i Ukrainës i ka dhënë qasje ekskluzive CNN-it ku shihet momenti kur përdorën dronin eksperimental për ta sulmuar urën ruse në Krimenë e aneksuar.

Kjo është hera e parë që SBU-ja ukrainase merr përgjegjësinë për këtë operacion, transmeton Telegrafi.

Në sulm ishte dëmtuar një korsi për vetura në këtë urë, e sipas zyrtarëve rusë, janë vrarë dy civilë.

Ishte sulmi i dytë në kalimin vital dhe tregon sesi është vështirë të mbrohet lidhjen e vetme mes Rusisë me gadishullin.

Lexo po ashtu Ukrainasit shkatërrojnë automjetin rus UR-77

Kreu i SBU-së, Vasil Malyuk ka thënë për CNN se është përdorur droni i quajtur Sea Baby, që është një rezultat disamujor i zhvillimi që filloi pak pas pushtimit.

“Dronët ujor janë sh[pikja e Shërbimit Sekret të Ukrainë. Asnjë kompani private nuk është përfshirë. Me ndihmën e këtyre dronëve së fundmi kemi arritur me sukses të godasim urën e Krimesë, luftanijen Olengorski Gornjak dhe tankerin SIG”, shtoi ai.

“Jemi duke punuar në një sërë operacionesh të tilla, përfshirë atë në ujërat e Detit të Zi. Ju premtoj, do të jetë interesant, në veqanti për armiqtë tanë”, tha Malyuk.

Ai tha se sulmi me dronë ishte rezultat i përgatitjeve disamujore dhe një pune të përbashkët me marinën ukrainase në krye me admiralin e marinës, Oleksii Neizhpapa.

Lexo po ashtu Droni “buburrec” që mund të jetë një mjet shpëtimi për ukrainasit

“Në fazat e fundit të përgatitjes, ne nuk mund të mendonim as për gjumin apo ushqimin”, tha ai për CNN.

“Ishim plotësisht të përqendruar në operacion. Ditët e fundit ishim mjaft nervozë. Kur ndodhi shpërthimi, ne ishim shumë të lumtur dhe filluam të urojmë njëri-tjetrin. Ky ishte një moment shumë emocionues për të gjithë ne dhe fitorja jonë me siguri do të vijë së shpejti”, thotë kreu i SBU.

Malyuk tha se partnerët perëndimorë të Ukrainës kanë treguar interes për operacionet e tyre dhe një dëshirë për të mësuar nga përvoja e tyre.

Lexo po ashtu Drama mbi Ukrainë, një aeroplan pasagjerësh përfundoi gabimisht në qiellin e vendit të shkatërruar nga lufta

“Ata nuk marrin pjesë në operacionet tona dhe nuk na japin asnjë pajisje apo ndonjë gjë tjetër. Këta dronë prodhohen në një objekt nëntokësor në territorin e Ukrainës. Objektivat që përmenda janë legjitime sipas ligjeve ukrainase dhe ndërkombëtare”, përfundoi ai. /Telegrafi/