Mediet italiane kanë publikuar pamjet pas aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi natën e 7 dhjetorit në, në Portugero pranë Venecias, ku humbën jetën tre persona, mes tyre dy shqiptarë.
Viktimat ishin Egli Gjeci nga Shqipëria, Altin Hoti me origjinë nga Kosova si dhe Julija Di Tilio nga Portugalia, njëherësh e fejuara e këtij të fundit, transmeton Telegrafi.
Makina me të cilën udhëtuan tre të rinjtë doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Lemene.
Siç raportohet trupat e e tyre u nxorën nga lumi rreth orës tre të mëngjesit nga zjarrfikësit.
Sipas informacioneve fillestare, duket se makina e tipit BMW, ka thyer rrethojën mbrojtëse si dhe ka përfunduar në lumë.
Zjarrfikësit, të cilët mbërritën menjëherë, kërkuan mbështetjen e zhytësve, të cilët kryen një hetim nën ujë dhe lidhën makinën, e cila më pas u tërhoq me një vinç të lëvizshëm.
Brenda ndodheshin trupat e tre të rinjve, tashmë të pajetë.
Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.
Një medium italian ka publikuar pamjet pas aksidentit vdekjeprurës si dhe momentin kur automjeti u nxor nga lumi. /Telegrafi/