Mediat gjermane kanë publikuar pamjet e tmerrshme, që janë dëshmi se trupat ruse po hapin zjarr mbi civilët ukrainas të paarmatosur në afërsi të kryeqytetit ukrainas – Kiev.
ZDF Heute, një prej mediave më të mëdha në Gjermani, ka siguruar pamjet e filmuara nga droni, transmeton Telegrafi.
Aty shfaqen civilët e paarmatosur duke dalë nga veturat disa kilometra në perëndim të kryeqytetit – ku më pas njëri prej tyre qëllohet nga trupat ruse, transmeton Telegrafi.
Disa ushtarë rusë rrethojnë trupin e burrit që shihet duke qëndruar i shtrirë në rrugë. E ZDF Heute njofton se vetura e burrit është marrë me “merimangë” nga forcat ruse.
Sipas këtij mediumi, trupat ruse mund të identifikohen përmes shiritit të bardhë në uniformat e tyre që mund të shihet qartë në pamje. /Telegrafi/